Ariana Grande anulon sërish koncertin e saj
E Enjte 24 Gusht 2017, 20:08
Dritare.net
Vendimi i saj për të anuluar koncertin ka ardhur pasi ajo ka mbërritur në Vietnam dhe mesazhi që ajo i ka përcjellë fansave në Instagram është si më poshtë:
“Fansat e mi në Vietnam, ju kërkoj ndjesë nga thellësia e zemrës por në këtë moment jam duke u përballur me disa probleme shëndetësore. Kam ardhur në Vietnam me dëshirën e madhe për të performuar por doktori nuk mund të më lejojë të jem pjesë e koncertin këtë mbrëmje.
Më vjen shume keq… Nuk ka gjë më të vështirë për mua sesa kjo gjë, por ju premtoj që kjo mbetet për një të ardhme. Ju dua dhe faleminderit që më kuptoni.”