Arbëreshët emocionojnë Kombëtaren, ja surpriza e tyre!

Ndërkohë që lojtarët e Kombëtares janë duke bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e sotme me Italinë, një pjesë e delegacionit ka takuar arbëreshët.

Me në krye Presidentin e Federatës së Futbollit, Armando Duka dhe i shoqëruar nga ish kapiteni Lorik Cana, figura kaq shumë e dashur për të gjithë shqiptarët.

Dritare.net ju përcjell ekskluzivisht pamje nga ky takim, i cili nisi me thirrjen nga të pranishmit “o sa mirë me qenë shqiptar”. Më pas arbëreshët kanë kënduar këngën “Moj e bukura more”, duke emocionuar të gjithë sallën.

LEXO DHE :  Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama

 

Fjalën e ka marr Presidenti Duka, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit për përkrahjen e madhe që janë duke i dhënë lojtarëve. Me besimin të fitorja e sotme nga Kombëtarja, Duka i ka ftuar të gjithë ta shijojnë sa më shumë ndeshjen./ dritare.net

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.