Arben Ristani: Ramën nuk po e rrëzojmë dot me asnjë mënyrë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani duket se nuk ka më përgjigje për pyetjen se; Si do ta rrëzojë PD, kryeministrin Edi Rama.

Ristani shkruan se opozita ka provuar të gjitha format,  por nuk po e rrëzon dot Ramën.

“Do beni ndonje gje per ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama, me tha shitesja e bukes sot.

Dicka mermerita neper buze dhe u largova.

Rruges mendova: Ti thosha se do e mundim Edi Ramen ne zgjedhje.

Ne kemi vendosur te mos futemi me Edi Ramen kryeminister, ne zgjedhje.

LEXO DHE :  Vijojnë akuzat për Katy Perry për ngacmim seksual

Ti thosha qe do e largojme me protesta.

Ne kemi bere mbi 10 te tilla dhe s’e kemi larguar dot.

Ti thosha se do e largojme me dhune.

Ne s’jemi per dhune, por edhe partneret tane amerikane e europiane s’na lejojne.

Mund t’i kisha thene: Hajde lutemi se bashku qe ai te largohet vete, por nuk do ishte serioze.

Ne fakt ka nje rruge tjeter, por ate s’ja thosha dot shiteses se bukes sepse nuk do me kuptonte”, shkruan Ristani./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.