Arben Malaj reagon për vrasjen e studentit të Drejtësisë: Marvi ynë i dashur!
Dritare.net
Rektori i universitetit “Luarasi”, Arben Malaj shprehet i tronditur për vrasjen me thikë të 22-vjeçarit, Marvi Mihali. ish student i Fakultetit të Drejtësisë në këtë universitet. Përmes një postimi në Facebook, Malaj shpeh ngushëllime për ngjarjen e rëndë, duke theksuar se stafi akademik dhe studentët e “Luarasit” ndodhen pranë prindërve e miqve të Marvit.
“Te dashur kolege, kemi marr nje lajm trondites Dje eshte vrare ne menyre tragjike studenti yne i fakulteti te drejtesise Marvi Mihali. Me shpirtin e vrare nga ky lajm trondites, stafi akademik dhe studentet e Luarasit ndodhemi sot prane prinderve, miqve dhe kolegeve te Marvit. Zoti ju dhente force dhe kurajo prinderve te tij! U prehte ne paqe Marvi yne i dashur. Arbeni”, shkruan Rektori i Universiteti “Luarasi”.