Arben Malaj: Asnjë drejtues në Vlorë i lidhur me krimin

Emisioni ‘Open’ i Eni Vasilit, ishte i fokusuar mbrëmë, te numri i personave të zhdukur në Vlorë, ku gazetarja Lindita Çelaj, pretendon se janë 80 persona, ndonëse policia ka thënë se janë vetëm 23 të zhdukur.

Moderatorja e emisionit insistoi  në pyetjen nëse këta persona të zhdukur janë të përfshira në aktivitetin kriminal, nëse kanë lidhje me pushtetin dhe politikën.

Kësaj pyetje iu përgjigje ish ministri vlonjat, Arben Malaj. Ai tha se e njeh mirë administratën publike, dhe shprehu se nuk ka asnjë politikan të lidhur me krimin në Vlorë.

LEXO DHE :  Nuk u çelën negociatat/ Ja kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut!

“Nëse e shohim si shqetësim publik, unë nuk besoj se krimi në Vlorë komandon qytetin. Nuk ka një njeri me mandat publik në Vlorë sot, që të ketë lidhje me krimin. Unë i njoh edhe njerëzit e administratës publike dhe nuk më rezultojnë të përdorur nga krimi”, tha Malaj./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.