Arba Kokalari eurodeputete, ja si e urojnë Meta dhe Basha!

Arba Kokalari e cila jeton në Suedi është bërë eurodeputetja e parë që ka siguruar një vend në parlamentin Europian.

Fitorja e saj ka gëzuar të gjithë shqiptarët, dhe ka marrë shumë urime.

Edhe politikanët shqiptarë kanë uruar mbesën e Musine Kokalarit, të cilët i kanë shprehur urimet në Facebook.

Presidenti Meta  shkruan: “Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi🇸🇪 por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar!”

Edhe kreu e Partisë Demokratike, Lulzim Basha  e ka uruar duke shkruar: “Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!
Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!
Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!
Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!🇦🇱🇪🇺✌ #ShqipëriaSiEuropa”./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Rama nxjerr videon: Ja si duket shkolla "Servete Maçi", në Tiranë!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.