Aparatura të reja për Spitalin e Durrësit/ Manastirliu: Nisim investimet madhore në spitalet rajonale
Dritare.net
“Nisim nga Durrësi investimet madhore për fuqizimin e spitaleve rajonale në infrastrukurë dhe pajisje biomjekësore, duke garantuar më shumë cilësi shërbimi afër vendbanimit të qytetarëve. Shembullin e QSUT do ta replikojmë në të gjithë spitalet e vendit. 4.5 milion euro janë investimet në aparatura në spitalet rajonale për këtë vit, për të garantuar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u ndal edhe tek centrali i ri i sterilizimit, një investim 1.2 milion euro që ka sjellë një standart të ri të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikalë.
“Sterilizimi dhe instrumentet e rinj kirurgjikalë kanë sjellë një epokë të re në kirurgjinë shqiptare, duke krijuar një standart të lartë të ofrimit të shërbimit dhe duke rritur sigurinë për pacientët me uljen e infeksioneve spitalore.”, tha Manastirliu.
Ministrja lajmëroi gjithashtu nisjen e investimit për rehabilitimin e Pediatrisë.
“Investimet në spitalin Rajonal Durrës këtë vit zgjerohen edhe me ndërhyrjen në infrastrukturë. Pas shumë vitesh, Pediatria e Spitalit të Durrësit do ti nënshtrohet rehabilitimit të plotë”, tha Manastirliu.
Investimi me vlerë 262 milion lekë që nis këtë vit në Pediatri, do të mundësojë edhe krijimin e ambjenteve të reja për spitalin e fëmijëve. V.D/Dritare.net/