Anulohet vendimi për kthimin e Fakultetit të Gjeologjisë, në Pallatin e Drejtësisë

Qeveria ka vendosur anulimin e vendimit të marrë në 2014-ën, që Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave do t’i kalonte Ministrisë së Drejtësisë. Para se të anulohej ky vendim, parashikohej që te fakulteti të të ndërtohej Pallati i Drejtësisë, gjë që në atë kohë u kundërshtua nga stafi i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, madje dhe nga vetë studentët.

“Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave    

V E N D I M

PËR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.744, DATË 5.11.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, TË OBJEKTIT “FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE”, TIRANË, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT/UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS,TE MINISTRIA E DREJTËSISË, PËR GJYKATËN E LARTË”, TË NDRYSHUAR. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1.Shfuqizimin e vendimit nr.744, datë 5.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”, të ndryshuar me vendimin nr.732, datë 8.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.744, datë 5.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”.

  1. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA”,- thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Hapja e negociatave/ Ja data kur do të jepet përgjigjja për Shqipërinë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.