Anulohen disa fluturime në Aeroportin e Prishtinës
E Premte 15 Shkurt 2019, 12:12
Dritare.net
Edhe sot po vazhdon greva në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e saj. Menaxheri për planifikim të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Driton Hyseni ka bërë të ditur se për sot janë anuluar dhjetëra fluturime.
“Gjithsejt të planifikuara kemi pasur 19 arritje e 19 shkuarje, por për shkak të grevës janë anuluar 8 arritje dhe 8 shkuarje. Aktualisht mbeten 11 arritje dhe 11 shkuarje në plan të realizohen. Kuptohet se disa nga fluturimet janë riprogramuar duke evituar kornizën kohore të grevës së paralajmëruar për sot.”,- ka shkruar Hyseni në Facebook.E.D./dritare.net