Ankimimi kundër KPK/ Ja kush do ta gjykojë Donika Prelën, mes tyre Ina Rama!
E Premte 3 Maj 2019, 18:06
Dritare.net
KPK e kishte rikonfirmuar në detyrë Prelën, ndërsa Komisioneri Publik e ka ankimuar këtë vendim në KPA.
Nga ana tjetër KPA, ka caktuar trupën gjykuese që do të merret me rastin e Prelës.
Ndër të tjerë anëtarë të këtij trupi është edhe ish-kryeprokurorja Ina Rama.
Mësohet se kryesuese e trupës gjykuese është Natasha Mulaj, ndërsa në cilësinë e relatorit, Ardian Hajdari. Nga shorti i hedhur është caktuar si anëtare edhe Ina Rama.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese, Natasha Mulaj; në cilësinë e relatorit, Ardian Hajdari; dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci e Sokol Çomo”, -njoftoi KPA./ I.M-Dritare.net