Anjeza Maja largohet nga Top Channel, ja ku do ta shohin moderatoren !
Dritare.net
Moderatorja e cila ka prezantuar emisionin e mëngjesit në “TCH” dhe sezoni ne ri do ta shohim në Tv Klan, shkruan Anabel.al.
Vetë ajo ka zgjedhur të mos e flasë projektin e ri që do të nisë me televizionin Klan, por është shprehur se kishte ardhur një moment që gjërat duhet të ndryshonin.
"Besoj që ishte mjaftueshëm eksperienca me emisionin e paradites. Po, kam diçka me Klan-in por nuk do të jem si prezantuese por si protagoniste. Është më shumë diçka që dua ta bëj për kënaqësi. Ky është një vit ku dua të merrem me jetën time, seriozisht.
Kam një biznes të vogël që po e ndërtoj dhe do të më kërkojë më shumë impenjim. Kështu, televizionin dua ta shijoj këtë vit me dritat e bukura të spektaklit, vetëm kaq.”- është shprehur ajo. / I.M-Dritare.net