Anëtari i KQZ: Opozita, analistë dhe militantë na kanë shantazhuar

Bledar Skënderi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, zyrtarë të lartë të partive të opozitës, analistë e opinionistë i kanë sulmuar me fjalor denigrues e shantazhues, 4 anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pasi shpallën “nul” vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.

Për të papunët që puna po i lidh me ne!
Pas zhdekretimit që Presidenti i Republikës i bëri dekretit të tij për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe qëndrimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (shumicës së anëtarëve) për vazhdimin e proçesit për zgjedhjet vendore të 30 Qeshorit, një sulm frontal dhe i paparë ndonjëherë ka filluar.
Zyrtarë të lartë të partive opozitare, analistë dhe opinionistë të (pa)varur, anëtarë dhe simpatizantë të këtyre partive, ku të mundin, me çfarë të mundin, me një fjalor denigrues, ofendues, shantazhues janë sulur të gjithë kundër 4 antarëve të KQZ.
Nuk po merrem me ligjin, as me argumentat ligjore apo kushtetues, sepse janë lexuar dhe përmendur aq shumë këto ditë, sa edhe shqiptari më i thjeshtë ka marë disa leksione ligjore!
Këtu, shkurtimisht, do doja t’iu jepja një përgjigje gjithë ushtrisë së anatemuesve!
Jam në këtë detyrë, anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, konform një procedure ligjore.
Jam prind i dy fëmijëve, bashkëshort, bir i dy prindërve për të cilët jam krenar, vëlla i dy qytetarëve të denjë të këtij vendi! Kjo është familja ime e vogël!
Familja ime e madhe është Shqipëria!”- shkruan anëtari i KQZ Bledar Skënderi. (TemA)
Ligji është Bilba ime, e unë ushtar i Atdheut!
Vendimet e mia dhe të kolegëve janë në çdo rast të ankimueshme!
Të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se nuk kam përfituar asnjë gjë nga asnjë lloj pushteti!
Kudo ku kam qenë kam kryer detyrën time me profesionalizëm dhe përkushtim!
Kjo është një betejë e stisur, gjasme në emër të demokracisë, por në të vërtetë është luftë për karrigen e pushtetit!
Dhe për të gjithë ata që duan t’i venë flakën Shqipërisë, për ambicjet e tyre personale për pushtet kam vetëm një përgjigje: Historia ka për t’ju dënuar! Unë nuk do të shkruaj asnjë gërmë në ato faqe të errëta!”, shkruan Skënderi./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ja cilën ngjyrë vesh më shpesh në emision Bieta Sulo!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.