Andoni: Mafia krejt prezente, Shqipëria sa më afër BE aq më shumë frikësohet
Dritare.net
Andoni: Nuk është se PS, kreu i krimit, apo PD. Mafia në Shqipëri është krejt prezente. Të shikosh informalitetin e jashtëzakonshëm. Opozita flet për shumë gjëra, Edi Rama flet për shumë gjëra dhe nuk ka një tryezë të rrumbullakët për ekonominë kombëtare.
Krimi në Shqipëri është institucion dhe kjo është një nga gjërat më të dhimbshme në Shqipëri. Kjo është arsyeja se pse Brukseli stepet. Nuk bëhet as me reformën në drejtësi sepse krimi është 4 hapa përpara me zhvillimin normal të vendit. Tani do të jenë më të komplikuara. Ju shihni Italinë çfarë lufte i ka bërë mafies dhe nuk ia ka dalë.
Shqipëria sa më afër i afrohet Bashkimit Evropian, aq më shumë frikësohet. Lufta që bëhet midis dy forcave politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pasi LSI është duke u bjerrur dita ditës, është gati një luftë që duket pak qesharake para njerëzve.
https://www.youtube.com/watch?v=OudNAWbwr3I