Andi Bushati: Meta nuk ka as moralin, as tagrin ligjor, të jetë mbi palët
Dritare.net
“Meta nuk ka as tagrin ligjor dhe as aureolën morale për të qëndruar mbi palët, duke iu referuar këtu lidhjeve të tij me LSI”, është shprehur Bushati.
Sa për gatishmërinë e Presidentit Ilir Meta për të ndryshuar datën e zgjedhjeve, analisti Bushati komenton: “Propozimi i Metës ishte propozim i një njeriu normal, thoshte jam dakord ta shty nëse palët gjejnë konsensus. Edhe Rama është në të drejtën e tij për të vijuar garën. Unë mendoj se edhe opozita s’ka pse kërkon arnim, shtyrje të datës së zgjedhjeve. Pa u rregulluar problemi qendror s’ka si rregullohet interesi lokal. Do ishte alogjike nga opozita të hyjë në zgjedhje për të fituar 4 apo 5 bashki por pushteti qendror të vijojë të punojë ashtu siç është sot”,- tha ai.
I pyetur nëse Meta mund të çonte në finalizim idenë e tij, Bushati tha: “Nuk besoj se Meta do veprojë pa trysni të fortë ndërkombëtare, e cila nuk po duket dhe pa pasur asnjë konsensus mes palëve. Ai nuk ka as tagrin ligjor dhe as aureolën morale për të qëndruar mbi palët, duke iu referuar këtu lidhjeve të tij me LSI”.
Sa për letrat që kryeministri i dërgon Bashës me shpresë për ta ulur në tryezë dialogu, Bushati thotë se janë një butafori false.
“Letrat hedhje hi syve ndaj publikut dhe butafori false. Nëse qëllimi tyre real do ishte që të ftosh tjetrin në dialog, kur do vërtet dialog të ul në tryezë dhe të thotë unë kam 2 apo tre probleme trego dhe ti të tuat, por jo hajde në dialog dhe ti je maskara, je kështu, je ashtu”,- vijoi Bushati./BW