Andi Bushati: Ja pse presidenti sot foli në pozitat e një fitimtari
Dritare.net
“Nuk mendoj se Ilir Meta mendon se do të ketë zgjedhje të përgjithshme më datë 13 apo të ketë konsensus mes palëve. Gjithë atë që tha Meta mu duk si reagim nga pozita e forcës. Meta mendon se ka realizuar objektivat e tij. Shqiptarët shkuan shumë pak në votime, duke iu bindur dekretit presidencial. Në zgjedhje më datë 30 qershor kanë shkuar vetëm socialistë. Të gjithë të tjerët nuk kanë shkuar. Ankthi i Metës ka qenë nëse do kishte shkuarje masive në votime. Pjesa që nuk janë me PS nuk iu përgjigj Edi Ramës. Sot Meta foli në pozitat e fuqisë dhe të fituesit. Ai ndryshoi tonin edhe me kryeministrin, që e quajti humbës, thellohu i tha etj. E gjithë deklarata e Metës ishte e folura nga pozita sipërore në raport me humbësin”, tha Bushati./e.k-Dritare.net