Anderson Cooper interviston nënën e tij dhe bën librin më të shitur në SHBA
Dritare.net
Një roman gjithmonë tregon një histori, gjithsecila lë shijen e saj tek ne, por kur bëhet fjalë për librin më të fundit " The Rainboë comes and goes" , ai nuk të lë thjesht shije. Të rrëmben, të merr me vete dhe nuk të lëshon deri në fund.
Nuk behet fjalë më vetëm për ngjarje, për dashurinë, tradhëtinë, por për humbjet, sfidat, për jetën vetë.
Anderson Cooper, e Gloria Vanderbilt, nënë e bir, dy personalitete e figura të njohura dhe pse të ndryshëm në fushat e tyre, nuk harrojnë t'i kujtojnë njeri tjetrit dashurinë në të mirë e në të keq dhe pse ndoshta në të shumtën e rasteve në distancë, për shkak të karrierës së Andersonit që shumë pak i bie të qëndrojë afër së ëmes, por kjo nuk e ka penguar që cdo ditë të gjejë kohën për t'i shkruar.
Ishte kthyer në një përditshmeri për të dy deri një ditë kur Andersoni e telefon dhe aty kupton që Gloria nuk ishte si më parë, dicka nuk shkonte. Ai po udhëtonte për punë atë ditë dhe vendos ta anullojë fluturimin në momentin e fundit, sepse ishte I sigurtë që Gloria nuk ishte mirë aspak. Sa i bën rruga Andersonit të shkonte tek e ëma, Glorian e transportojnë me urgjencë direkt e në spital. Për herë të parë në jetën e saj po kalonte një sëmundje serioze, një pneumoni që i shkaktoi vështirësi të mëdha me sistemin respirator, deri në infektim.
Anderson, e gjen nënën e tij, të lodhur, të rraskapitur, e për të ishte hera e parë që e shihte aq të sëmurë, tani që ajo ishte I vetmi njeri zemre mbetur gjallë, pas humbjes së babait, të vëllait, gjyshërve, e njerëzve të tjerë të dashur.
U deshën disa muaj që Gloria të merrte vetën, e dita ditës Andersoni ndihej në faj, që s'kishte mundur t'i qëndronte pranë gjatë viteve, ndërsa ajo po mbushte 91 vjeç, edhe pse pakkush mund ta besojë këtë, kur sheh fotot plot nur të gruas së bukur, nënës së gazetarit të famshëm të CNN Anderson Cooper.
Gjatë bisedave sëbashku, e kuptojnë sesa shumë e-maile kishin këmbyer me njeri-tjetrin, vertet një roman, ku kishin shkruar fjalë e gërma plot ndjenja, dhe pse thjesht tregonin rutinën e cdo dite re që kalonte. Ndaj vendosën ta kthejnë në libër historinë e tyre.
"Emri i saj është Gloria Vanderbilt, e kur isha i ri, gjithmonë përpiqesha ta fshija këtë fakt, jo pse unë e kisha për turp, përkundrazi, por dëshiroja që njerëzit të më donin për atë që unë isha, e jo pse isha i biri saj. Vanderbilt është emër i madh për t'u mbajtur, dhe vertet kam qënë gjithmonë i lumtur që nuk i përkisja këtij mbiemri. Më pëlqen të qënurit 'Cooper', më rri më mire, më jep më pak përgjegjësi. Kur ke thënë Gloria Vanderbilt ke thënë gjithcka që ka të bëjë me një botë mondane që nga një familjet e dinasitisë së Amerikës, një ndër familet më të pasura. Nëna ime që ditën e saj të lindjes ka mbushur titujt kryesorë të gazetave. Për mire, apo për keq ajo gjithmonë ka qënë në vëmendjen e publikut. Sukseset, por dhe dështimet në jetën e saj ka ditur t'i jetojë në dimensione të ndryshme, sepse Gloria Vanderbilt ka qenë, aktore, shkrimtare, dizenjatore e blu xhinseve, një artiste me një personalitet dominues, por të gjitha këto që rendita i ka fituar, sa edhe i ka humbur, por gjithmonë ka ditur të gjejë triumfet dhe motivin për t'u zgjuar cdo mëngjes. “
Libri nis me nje interviste rrëfyese për të thënat e të pathënat e njeri tjetrit, madje dokumentari që u shfaq në HBO pak kohë më parë, mbante pikërisht këtë titull: Nothing left unsaid- " Asgjë e pathënë".
Dhe në këtë rast, gazetari do të ishte Anderson Cooper, që do të intervistonte nënën, për tregimin e madh të një jete, që nga fëmijëria e saj, divorcet, humbjet, triumfet, sfidat, por dhe për dashuritë dhe flirtet që shpeshherë është përfolur.
Sikur të mos i mjaftonte një jetë e tërë në televizion, si një ndër figurat kryesore të ekranit më të madh informativ në botë, 'CNN-it' -, ai kishte menduar të bënte intervisten më të bukur të jetës së tij, kryeveprën e tij, intervistën më të rëndësishme dhe më të rëndë. Sëbashku me nënën e tij Gloria, bien dakord të ndajnë në këtë intervistë rrëfimi, të mirat, e të këqijat, sekretet, dhe cdo gjë tjetër që nuk i kishin thënë njeri-tjetrit përgjatë këtyre viteve.
Ishin shumë ngjarje që kishin lënë gjurmë në jetën e Glorias, më e dhimbshmja ndër to, humbja e të birit, vëllait të Anderson, Carter, i cili në moshën 23 vjeç, u vetvra duke u hedhur nga kati i katërmbëdhjetë i shtëpisë që kanë dhe sot në Manhattan.
“E mbaj mend si tani, zot sa herë kujtoj ato moment, ndërsa shihja Carter-in të vraponte drejt tarracës së shtëpisë për t'i dhënë fund jetës. Në ato sekonda e kuptova menjëherë gjëndjen e tij, e pashë se dicka do bënte. Ju afrova dhe ju përgjërova të mos e bënte, por nuk mjaftoi të përfundoja as fjalinë, kur pashë tim bir të hidhej dhe të vdiste. Aty për aty nga tronditja doja t'i shkoja nga pas, doja të vdisja. Por ndodhi atë moment që arsyeja m'u përgjigj para dhimbjes, para copëtimit të shpirtit dhe nuk e ndoqa tim bir nga pas. Ndenja këtu, për ty Anderson. Mendova që ti ke nevojë për mua dhe nuk mund të të braktis.”
Kështu e rrëfen me lot ndër sy Gloria atë ditë tragjike.
“Për ty bir, vetëm për ty jetova e do të jetoj “- thotë Gloria, ndërsa Andersonit I rrjedhin lotët dhe buza i dridhet, pa mundur dot të vazhdojë me pyetjen e radhës.
Ai e kishte ditur, që kjo intervistë do ishte më e gjata në jetën e tij profesionale, ashtu sikur ishte pregatitur të ishte i fortë, të mbante veten, po nuk qe e lehtë për të.
Mandej Gloria kujtoi momentet më të vështira të jetës së saj, divorcet. Katër martesa, tri të dështuara, ku gjithsecila kish lënë shijen e saj sa të hidhur e të mire. “Të mirë po them për martesen e fundit me babain tënd, Ëyatt Cooper, vertetë ai nuk vinte nga ndonjë familje e pasur, ishte thjesht një redaktor reviste, por falë babait tënd mësova dashurinë, ai më trajtonte si një princeshë, ai më donte aq shumë, sa cdo ditë e më shumë më surprizonte me sjelljen e vëmendjen e tij ndaj meje. S'di bir të ta përshkruaj personalitetin e këtij njeriu. Ikja e tij më ka lënë si të zbrazët, por ja të kam ty, ti më mbush e i jep kuptim jetës sime”.
-“Mam, e mban mend ditën kur të tregova që isha gay ?
-“Po si jo, si tani madje. Të shihja që shkoje e vije nepër shtepie, si i hutuar, dicka e kisha kuptuar me kohë, por sërish nuk isha e bindur as e sigurtë, përderisa ti s'më kishe treguar asgjë.”
-“Të lutem mam, dua të flasim për gjithçka sot, dua t'më tregosh me detaje.
- “Patjeter bir”. I mban mend mbrëmjet që bëje në shtëpi, që më shumë kishe shokë, e shoqëroheshe me ta më shumë, madje të kisha pyetur dhe për ndonjë vajzë nëse të pëlqente, por ti i shmangeshe gjithmonë kësaj pyetjeje. Sërish s'doja ta mendoja se mund të ishe gay, sa shumë faj që ndjeja kur ndonjëherë e çoja nëpërmend po “sikur”. Sa herë i kam thënë vetës, nëse do ishte e vertetë, paskam gabuar si prind, nuk paskam qenë një nënë e mirë për ty, sepse kështu më ishte rrënjosur kjo ide, që fëmija im të ishte gay, dmth nuk kisha arritur dot të bëja më të mirën për djalin tim. Por kujtoj një tjetër detaj, sepse Benjamini vinte gjithmonë flinte nga ne, mënyra sesi i ndanit gjërat bashkë, sa mirë ndiheshe kur ishe me të. (Gloria flet për të dashurin aktual dhe të vetmin që ka bërë publik Andersoni, dashurinë e tij disavjeçare, me francezin Benjamin Maisan. Ku dikur, pati një krisje në të gjitha mediat amerikane për tradhëtinë e Benjaminit me një tjetër, një periudhë e keqe, të paktën kështu e përshkruan vet ai, duke thënë që arriti të bëhej i fortë, dhe pse tradhëtia e tij e kishte lënduar sa vetë dhimbja e të vëllait, pasi Carter i dha fund jetës për dashurinë. Pikërisht nga e dashura që e kishte lënë, ai ra në depresion e vetëm përkeqësohej ëdo ditë, derisa vdiq).
-“Kur vendosa të ta tregoja historinë time mam, deri diku isha dhe i qetë, ja për disa fakte që përmende më lartë, psh kisha parasysh gjyshen, pra nënën tënde, që dikur akuzohej se mund të kishte pasur një lidhje mes saj dhe një femre tjetër, mua më vinte më lehtë kur e mendoja, ti mam, ishe e mesuar me këtë ambient, pasi në shtepinë tonë hynin e dilnin miq tanë që ishin gay dhe ti gjithmonë i respektoje.
-“Bir, siç të kam thënë që momentin e parë kur më rrefeve për këtë gjë, të mbështeta e të pata thënë nëse e kujton; bëj atë cfarë ty të bën më të lumtur, më pelqen apo jo mua. Ti je djali im dhe unë jam krenare për ty sidoqoftë.”
-“Mam, do më thuash dicka, por të vertetën ama.
-“Pa hë njëherë më pyet.”
-“Sa të dashur ke pasur gjithë jetën tënde? Do të më thuash ndonjë gjë për Frank Sinatrën, për Errol Flyn, e për shumë të tjerë që je përfolur? Sot duhet t'i japim fund këtyre kurioziteteve. ….
Ky libër, pa frikë mund të quhet një ndër botimet më interesante për vet mënyrën sesi është ndërtuar ky dialog nënë e bir.
Libri i vitit, që po bën një jehonë të madhe në të gjithë Amerikën. (New York Times bestseller) .290 faqe, që ikin si uji, e ke po aq etje t'i ripërseritësh.
Gloria, vjen nga 23 familjet më të pasura të Amerikës, pasuria e së cilës kalon shifra marramendëse, njohur për bizneset e tyre, konkretisht nga gjyshi i saj Cornelius Vanderbilt i cili ka qënë ndërtuesi i parë i sistemit hekurudhor në këtë shtet, si dhe Gertrude Vanderbilt halla e Glorias, themeluesja e 'Vanderbilt Museum - muzeu i njohur në Nju-Jork ku cdo gur mbart një histori.
Përtej pasurisë, Gloria me atë qetësinë e saj, thotë që e vetmja pasuri e njeriut duhet të jetë shëndeti, për aq kohë sa keni atë, jeni të pavarur, e të zotët e vetës.
Andersoni, e falënderon të emën për cdo sakrificë që ajo ka bërë për të, për cdo shqetësim që ai mund t’i ketë sjellë ndër vite, duke e quajtur një nënë heroinë, me një jetë aspak të lehtë, dhe pse jashtë duket aq e bukur për njerezit, por pasuria nuk është e vetmja gjë që i duhet njeriut. Këshilla e Anderson për lexuesit është; “Mos e beni këtë gabim që kam bërë unë të dashur lexues, gjejeni gjithmonë kohën për nënën tuaj, për të dashurin, për motrën, vëllain. Gjejeni kohën për dashurinë! Mua m'u deshen vite që ta kuptoja këtë, por uroj ta kem përmirësuar në kohë dhe pse vonë.”
Ndërsa Gloria kishte këtë këshillë për të gjithë : “The rainbow comes and goes”. Ylberi vjen e shkon, jeta ka të mirat dhe të këqijat e saj, sekreti është të dimë të marrim më të mirën, kur na e dhuron, të shijojmë rrezet e dritës dhe ngjyrat e ylberit për aq kohë sa I kthen dritë e ngjyra nga ne.Ndërsa këshilla ime është; Mos e humb këtë libër! /dritare.net