Ambasadorja e SHBA mban fjalën e parë në Tiranë: Amerika ngriti zërin për Shqipërinë kur askush nuk e bëri!
Dritare.net
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj të parë për vendin tonë, ditën e sotme.
Ajo tha se SHBA ka qenë e para që ka ngritur zërin për Shqipërinë, ndërsa askush nuk po e bënte
“Bie pak shi, por pjesa ime është plot me diell. Sot i paraqita letrat kredenciale presidentit dhe patëm një bisedë shumë të mirë me të. Që të dy theksuam përkushtimin që ndajmë, përforcimin e marrëdhënieve mes dy vende. Jam e nderuar që Trump e Pompeo më besuan këtë detyrë.
100 vite më parë, presidenti i SHBA ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e beri. Më vonë, SHBA hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Ligën e Kombeve. Siç ne të gjithë e dimë, pas Luftës së Dytë Botërore, të dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Por edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën, ne qëndruam pranë njëri-tjetrit.
Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim përmes Zërit të Amerikës, i cili jo vetëm transmetonte lajme, por edhe shkëndija shprese. Shkëndija e shpresës ndezi shpejt Shqipërinë, dhe ne qëndruam me ju prej 1990. Është një moment për të cilin duhet të ndiheni krenar e me të drejtë”, tha Yuri Kim./E.B-dritare.net