Ambasadori Soreca takim me kryetaren e KLGJ: Vendi duhet të ketë sa më shpejt Gjykatë të Lartë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca  ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagamani. Me anë të një postimi në Twitter, ambasadori shkruan se është vënë një dijeni për ecurinë e punës së KLGJ, por e rëndësishme për këtë situatë, tha ai, është krijimi i një Gjykate të Lartë Funksionale.

“Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami, më njohu sot me punën e thellë të Këshillit, në veçanti për hapjen e vendeve të lira të punës për Gjykatën e Lartë, për të cilën aktet rregullatorë tani janë në fuqi. Është e rëndësishme që së shpejti të kemi një Gjykatë të Lartë funksionale, por edhe të balancuar në shpejtësinë dhe cilësinë e punës”, shkruan Soreca./L.F-dritare.net

LEXO DHE :  S'ka pushime në Kosovë, zgjedhjet e jashtëzakonshme me 8 shtator

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.