Ambasadori i BE: Të mos ketë vonesa për ngritjen e SPAK
Dritare.net
Ambasadori bëri thirrjet të mos ketë vonesa në ngritjen e SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion) dhe BKH (
“Gjithçka ka të bëjë më drejtësinë, sepse ajo është themeli i demokracisë funksionale. BE ka qenë krenare dhe është krenare që ka punuar pa fund për të mbështetur Shqipërinë në reformën në drejtësi. Reformat nuk ndodhin se pse i kërkojmë ne , por reformat kërkohen nga qytetarët. Asnjë ndryshimi themelor nuk ndodh brenda natës, por duhet të filloj diku.
Reformën në dritësi shumë pak vende e kanë bërë dhe gjyqtarët e korruptuar janë jashtë sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi, është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë. Ne presim krijimin e BKH dhe SPAK dhe detyra është që mos të këtë ngadalësim në këtë rrugëtim. Historia e reformës në drejtësia është një histori përkushtimi konsensusi mes palëve politike. Nuk ka demokraci pa drejtësi që mbron të drejtat e qytetarëve”, tha Soreca./E.B-dritare.net