Ambasadori amerikan, plane për takimin e Trump me Putinin
E Shtunë 2 Qershor 2018, 21:09
Dritare.net
Artikulli që, citon një zyrtar të lartë të administratës, thotë se ambasadori amerikan në Rusi, Jon Huntsman ka ardhur në Uashington për të ndihmuar për planifikimin e takimit.
Ndërkohë agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se, Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 me qëllim që të rriste shanset për fitore të kandidatit republikan Donald Trump. Këto përfundime u bënë shkas për procesin hetimor lidhur me kontaktet që kanë pasur punonjës të fushatës së zotit Trump me shtetas rusë. Presidenti ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes fushatës së tij dhe rusëve./K.C/Dritare.net