Ambasada Shqiptare në Greqi, ka një njoftim të rëndësishëm

Ambasada Shqiptare, në Greqi ka bërë këtë të hënë një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë në shtetin grek. Përmes një postimi në Facebook, Ambasada njofton se, më datë 28 dhe 31 dhjetor nuk mund të bëhen aplikime për pasaportë, apo shpërndarje të tyre në zyrat e pasaportave.

 “Ambasada e RSh në Athinë, njofton se më 28 (e premte) dhe 31 dhjetor (e hënë) 2018, nuk do të mund të bëhen aplikime për pasaporta si dhe shpërndarje të tyre nga Zyra e pasaportave, për shkak të mbylljes së procedurës të fundvitit për inventarizimin e tyre. Për veprime të tjera konsullore, Zyra konsullore do të funksionojë normalisht në datat e sipërpërmendura. Faleminderit për mirëkuptimin dhe Gëzuar festat!”,-njofton Ambasada./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Pamela Prati, historia e martesës së showgirl-it italian me biznesmenin misterioz shqiptar që nuk egziston

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.