Ambasada Shqiptare në Ankara: Ja ku duhet të telefonojnë shqiptarët e prekur nga tërmeti!
E Shtunë 25 Janar 2020, 16:04
Dritare.net
"Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara bën me dije se deri tani nuk është identifikuar asnjë shtetas shqiptar i lënduar nga efektet e këtij tërmeti.
Ambasada shqiptare në Ankara, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:
Ambasada Ankara:
0090 312 441 61 0304
0090 549 561 1985
Konsullata Stamboll:
0090 212 44 32 56", njofton ambasada./L.F-dritare.net