Ambasada e SHBA: Sulmet ndaj shkollave të pakuptimta. Basha e Kryemadhi të bëjnë thirrje për qetësi nesër

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend por edhe protestën e së premtes të opozitës.

Ambasada apelon organizatorët e protestës që të bëjnë thirrje publike për qetësi, ndërsa shton se sulmet ndaj shkollave janë të pakuptimta.

“Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi. Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.”-shkruan Ambasada./ I.M-Dritare.net 

LEXO DHE :  Rrugës në Kamëz i vendoset emri i Ramush Haradinajt

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.