Ambasada e Holandës: Shqipëria s’ka plotësuar kushtet, hapja e negociatave e parakohshme

Pas vendimit të Parlamentit të Holandës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, ka reaguar ambasada holandeze në Tiranë, e cila deklaron se Holanda mbetet e angazhuar për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Politika e zgjerimit të BE bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me BE janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme. Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vetingut, i cili është unik për rajonin”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërkohë ambasada shkruan se Shqipëria nuk ka përparuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se hapja e negociatave do të ishte i parakohshëm.

“Ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se të hapen negociatat e pranimit. Në dritën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit në 18 qershor për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm. Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë të mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, deklaron ambasada./ e.k-Dritare.net

LEXO DHE :  Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.