Ambasada Amerikane, mesazh të rëndësishëm për vizat: Mbroni veten nga mashtrimet
E Enjte 12 Korrik 2018, 10:10
Dritare.net
Ambasada Amerikane këshillon të gjithë aplikuesit të mbrohen nga mashtrimet dhe të gjitha informacionet që ata duhet të marrin, mund ta marrin nga adresa zyrtare e postës elektronike ([email protected])
"Mbroni veten nga mashtrimet me vizat. Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa jonë zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet tona është i publikuar në faqen tonë zyrtare: https://al.usembassy.gov/
Nëse mendoni se po ju mashtrojnë - më njoftoni! Nëse keni pyetje në lidhje me aplikimin tuaj për vizë, unë jam këtu për t'ju ndihmuar! ?#AskAnna /"K.C/dritare.net