Alvini i vogël është gjallë. Babai shqiptar e përqafon, por nuk e merr dot nga Siria!
Dritare.net
Emisioni Italian "Le Iene", disa ditë para luftës me Turqinë, ishte aty me Luigi Pelazza në një mision; për ta kthyer në shtëpi Alvin, një djalë të lindur në Itali 11 vjet më parë dhe të zhdukur në 2014-ën, pasi e ëma shkoi t'i bashkohej shtetit islamik.
Në 2016-ën, "Le Iene" tregoi tentativën e të atit shqiptar, Berisha, për ta marrë në shtëpi djalin e tij nga Siria, të rrëmbyer nga e ëma xhihadiste, e cila shkoi për të luftuar me ISIS-in. Prej atëherë Berisha nuk e shikon më të birin, i cili është rritur mes terroristëve të Califfo Abu Bakr Al Baghdadi.
Jeta e tij është në rrezik tashmë sepse ajo zonë është plot me terroristë. Babai i tij tregon mes lotësh se ka 5 vjet që shikon vetëm fotot e të birit.
Tre muaj më parë kryqi i kuq i dërgon një letër Berishës nga ana e të birit, i cili i kërkon ta kthejë në shtëpi. Atëherë vendosëm të riniseshim në Siri, drejt zonës ku mund ta gjenim. Përpara se ta gjenim, ndaluam diku për t'i blerë rroba. Me ndihmën e autoriteteve kurde mundëm të hynim në atë zonë, ku jetojnë bashkëshortet e militantëve të ISIS. Ndërsa prisnim për të takuar Alvin zbuluam që e ëma e djalit ishte vrarë gjatë bombardimeve, shkruan dritare.net
Pas një pritjeje shumë të gjatë, baba e bir më në fund u bashkuan. Skena ishte e gëzueshme dhe drithëruese në të njëjtën kohë: djali dukej i largët. Pesë vjet lufte me ISIS-in i kishin lënë shenjë. Alvin ishte vrarë në këmbë pas shpërthimit ku ishte vrarë e ëma, dhe çalonte dukshëm.
Tani problemi është sesi ta kthejmë në Itali. Djali, pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Itali deri 6 vjeç, nuk ka nënshtetësi italiane, por vetëm atë të të atit shqiptaren. Kështu që e vetmja mënyrë për ta nxjerrë është të shkojë dhe ta marrë një delegat shqiptar nga qeveria e Tiranës. Alvin është i detyruar të qëndrojë në zonën e të burgosurve në mes të Kurdistanit. Berisha do të kishte preferuar të vdiste sesa ta linte djalin vetëm aty, por nuk ka zgjedhje tjetër, informon dritare.net
Alvin është ende i burgosur në atë fushë, në një zonë që tanimë është nën bombat e Turqisë. Luigi Pelazza i kërkon Giuseppe Conte dhe Luigi di Maio, ta ndihmojmë Berishën për ta kthyer të birin në shtëpi.
Mesa u kuptua nga emisioni që shfaqën "Le Iene", autoritetet shqiptare nuk i janë përgjigjur dhe ambasadori i Shqipërisë në Turqi i ka mbyllur telefonin.
Nga ana tjetër në Itali mediet dhe njerëzit po kërkojnë që djalit t'i jepet nënshtetësi italiane./ Burimi Le Lene. Përshtati për Dritare net, Ada Shehu/