Alpha Bank Albania hedh në treg një ofertë fantastike për kreditë konsumatore dhe kredinë për shtëpi
Dritare.net
Në këtë përvjetor të 20-të të saj, Alpha Bank Albania ka hedhur në treg oferta të ndryshme për produktet për individë, si për shembull, oferta për karta krediti ose debiti, kredi konsumatore ose kredi për shtëpi.
Këtë fund prilli Banka vjen me një tjetër ofertëfantastike për kreditë konsumatore Alpha Realizodhe Alpha Fiks Realizo si edhe për kredinë për shtëpi Alpha Plan. Të gjithë klientët ekzistues ose tërinj të cilët do të aplikojnë për një nga këto kredi deri në 23 korrik, 2018 do të mund t’i përfitojnë ato me 0% komision disbursimi.
Znj. Erjona Çela, Drejtore e Njësisë së Bankingut tëBiznesit me Pakicë pranë Alpha Bank Albania tha se: “Përgjatë 20 viteve që operojmë në tregun shqiptar, gjithmonë në fokus kemi patur klientin, tëkrijojmë oferta dhe produkte të favorshme për ta. Edhe kjo ofertë, që u mundëson atyre ta marrin kredinë me 0% komision disbursimi, është konceptuar për t’i lehtësuar ata sadopak nga shpenzimet e lidhura me kredinë. Përpos komisionit të disbursimit të gjitha kreditë tona për individë janë të shoqëruara me kushte të favorshme e të mbështetura nga një staf profesional. Këtë vit nefestojmë 20 vjetorin e prezencës tonë në Shqipëri dhe do të kemi vazhdimisht oferta për produktet tona, ndaj i ftoj të gjithë të interesuarit të na ndjekin për të mësuar ofertat e radhës”.
Alpha Bank Albania ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me pakicë dhe shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe korporatat. Aktualisht, Banka ofron shërbim cilësor për më shumë se 240 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 51 ATM, web bankingdhe mobile banking, si dhe më shumë se 800 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS)./I.M-Dritare.net