Almeda Abazi: Si i humba 8 kg, pas lindjes!
E Martë 11 Qershor 2019, 14:02
Dritare.net
Almeda u ka treguar fansave në Instagram se, gjatë shtatzënisë ka fituar 16 kg, por një muaj pas lindjes ajo i ka humbur 8 kg. Sekreti? Shumë e thjeshtë! Ajo i ka humbur vetëm duke ushqyer me gji djalin e saj, Efehan.
“Shtova 16 kg gjatë shtatzënisë dhe humba 8 kg mbas lindjes, por vetëm duke dhënë gji. Nuk kam filluar akoma dietën dhe fitness.”, shkruan Almeda./E.B-dritare.net