Alkond Bengasi tregon takimin e fundit me Admir Muratajn: Më thirri nip

Në dosjen e Prokurorisë për grabitjen në Rinas, siguruar për Balkanweb nga gazetarja Klodiana Lala, Alkond Bengasi, që mban tashmë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë për grabitjen në Rinas, rrëfen takimin e fundit me Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me policinë pas grabitjes së 9 prillit në Rinas.

“Herën e fundit që unë e kam takuar Admir Muratajn në momentin që po zbrisja për të blerë cigare të dyqani që ndodhet afër pallatit, dyqan i cili ndodhet në pallatin e Klementit, ka qenë rreth 6 ditë para se të ndodhte grabitja në Rinas. Një person më fishkëllen dhe unë kthej kokën dhe arrita të dalloj Admir Muratajn, i cili më thirri ‘o nip’ dhe unë kam shkuar dhe jemi takuar dhe aty shikoj se në automjetin golf ngjyrë e bardhë me targa kosovare ndodhej edhe Daja nga Kosova, i moshës rreth 50 vjeç, Qeros.

LEXO DHE :  5 fakte interesante rreth trurit të njeriut

Pasi Admiri më ka dhënë dorën dhe më ka përshendetur ai ka hyrë në shkallën e pallatit ku banon Klementi dhe është ngjitur lart. Unë sa herë e kam parë shtetasin Kosovar, e kam parë që ai ishte në shoqërinë e Admir Muratajt.” – ka rrëfyer Bengasi për prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Për prokurorët e cështjes ai ka rrëfyer se menjëherë sa ka mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ka fikur telefonin pasi kishte frikë./Balkanweb

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.