Alketa Vejsiu në ishujt grekë: Plot me shqiptarë, më duket sikur jam në atdhe
Dritare.net
Ajo e nisi sezonin në plazhet e Turqisë, ku tha se ishte hera e parë për të që pushonte në këtë vend.
Por moderatores, për shkak edhe të biznesit të saj, i duhet të lëvizë shpesh dhe të rikthehet në Shqipëri. Por edhe këtu, ato ditë i shfrytëzoi për pushime në jug të vendit.
Tani ajo ka zgjedhur ishujt e mrekullueshëm grekë për të qëndruar disa ditë. Gjatë qëndrimit atje, ajo ka hasur aq shumë shqiptarë atje, sa i duket sikur është në Shqipëri. Sezoni i verës është një mundësi e mirë punësimi. Kështu kanë vepruar edhe disa shqiptarë të cilët Alketa i ka takuar dhe përshëndetur.
"Nga të kemi ty", e pyet Alketa
"Nga Burreli", i përgjigjet shqiptari.
"Shqiptarët e mbajnë kaq mirë këtë vend, jemi punëtorë. Më duket sikur jam në Shqipëri", shprehet Alketa./L.F-dritare.net