Alia Bhatt zbulon sekretin për lëkurën e shndritshme. Qenka kaq e thjeshtë!
Dritare.net
Kur e pyetën për ushqimin e saj të preferuar, Alia u përgjigj pa asnjë hezitim, "Khandvi." Të gjithë kemi dëgjuar që gratë indiane kanë një pamje shumë të përsosur si shkak i ushqimeve vendase që ato konsumojnë, por jo, kemi parë dhe shumë gra të tjera indiane që nuk kanë forma kaq perfekte dhe lëkurë të pastër e të butë.Të tjera pyetje i janë bërë aktores edhe për dietën e saj, rutinën në palestër dhe çdo gjë lidhur me bukurinë, pyetje këto që sigurisht kanë ardhur nga vajza ose gra që e ëndërrojnë të jenë kaq në formë sa Alia.
Alia po na ngjason me shumë të famshme të tjera, që kur marrin pyetje të tilla rreth bukurisë, kanë një përgjigje direkte:"Pini shumë dhe shumë ujë!" Nuk e dimë pse askush nuk e beson këtë rregull kryesor, por pyesin dhe ndërkohë mendojnë që rregullat mund të zbatohen vetë.
Dieta e Alia Bhatt për një lëkurë të shndritshme është ajo që shumë ekspertë të bukurisë dhe shëndetit sugjerojnë për të qëndruar të shëndetshme dhe të bukura. Sepse pirja e ujit është e rëndësishme për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe për të shpërndarë toksinat nga trupi. Shpesh këshillohet që të pini të paktën tetë gota ujë çdo ditë, në mënyrë që të lëkura të jetë e shëndetshme.
Uji është i rëndësishëm për funksionimin e qetë të proceseve së tretjes, qarkullimit, përthithjes dhe sekretimit. Nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm, lëkura juaj mund të thahet ose të krijojë yndyrë, dhe për pasojë ajo është më e prirur për të krijuar njolla, shenja apo puçrra. Ashtu si të gjitha organet e trupit tonë kanë nevojë për ujë që të funksionojnë siç duhet, edhe lëkura e ka të nevojshme.
Alia në një intervistë për revistën Vogue ka zbuluar se uji është vendimtar për të ruajtur elasticitetin e lëkurës tuaj. Aktorja ka thënë, se ajo kishte besim tek multani mitti, një lloj dheu, pluhur, ndryshe ne i themi argjilë, aktorja e përdorte për maska fytyre. Gjithashtu tregon se përdorte edhe akull për të normalizuar pjesën e fryrë poshtë syve kur zgjohet në mëngjes. Dritare.net ju ka treguar në një artikull rreth aciditetit në trup. Për këtë detaj të rëndësishëm edhe aktorja tregon që është kujdesur duke përdorur ushqime alkaline në mënyrë që të reduktonte aciditetin në trup.
Alia nuk ka bërë diçka që vajzat e tjera nuk kanë mundësinë ta bëjnë, nëse ju i vidhni këto këshilla nga aktorja e famshme indiane, do duhet t’i zbatoni nëse dëshironi të keni një trup dhe lëkurë të shëndetshme./A.C/dritare.net