Alfred Peza: Fevziu ka 10 milionë euro, Shkullaku vilë 1 milionë euro

Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi ka replikuar ashpër me ish-deputetin e PS, Alfred Peza në studion e emisionit “Opinion”

Teksa Bardhi po fliste për Teatrin tha se Rama donte të vidhte 220 mln euro. Në këtë moment Peza ndërhyn dhe me ironi i thotë: E keni fjalën për Rrugën e Kombit?!

Bardhi ka ndërhyrë sërisht duke i përmendur Pezës pasurinë, ndërsa ky i fundit nuk ka kursyer as gazetarët Blendi Fevziu e Armand Shkullaku.

Debati

Bardhi: Ke 1 milionë euro të padeklaraura, por të mos i hyjmë asaj

LEXO DHE :  6 produkte të rrezikshme, që prindërit duhet të mendojnë dy herë, para se t’i blejnë

Peza: I kam të deklaruara. Kërko falje sepse jam shpallur i pafajshëm me vendim gjyqësor.

Gazmend Bardhi: Ti ke patur akuzë zyrtare nga Prokuroria. Tik-taku është për çdo zyrtar që ka grabitur. Cdo politikan i korruptuar i pafajshëm ka dale…

Alfred Peza: Fevziu ka 10 milionë Euro pasuri.

Blendi Fevziu: Po ku i kam?

Alfred Peza: Po se di. Armand Shkullaku ka vilën 1 milionë Euro.

Armand Shkullaku: Jo jo, 1 milion e 200 mijë Euro…

Blendi Fevziu: Peza, fjala jote në vesh të Perëndisë./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.