Alfred Marku-Çuçit: Rritje skandaloze e informalitetit në treg
E Martë 2 Prill 2019, 22:10
Dritare.net
Alfred Marku: Unë sot më vjen zor t’i dal babait para, familjes se iu thashë do të hapim një baxho, do të prodhojmë djathë. Kam tre muaj në baxhon time, po e mbaj me humbje pasi është rritur informaliteti në mënyrë skandaloze.
Bledi Çuçi: Kjo është çështje tjetër, hajde bashkohemi të rregullojmë situatën.
Alfred Marku: Sot ka rënë çmimi i djathit në 240 lekë, unë fermerit nuk ia blej dot më pak se 400 lekë qumështin.
Bledi Çuçi: Do t'ia blesh 380 pra, se do t'ju rimbursohet 10 lekë atyre.
Alfred Marku: Po nuk ma shet fermeri o zotëri, nuk ka besim. Unë të pres në Lezhë të shikosh situatën./K.C/dritare.net