Vrau të bijën, Aleko Petro rrihet nga të burgosurit

Pasi u fut në burg për vrasjen e të bijës Anxhelina, Aleko Petro është rrahur nga të burgosurit te tjerë. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52-vjeçari është dërguar për të vuajtur dënimin. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat greke, avokati i shqiptarit, Vasilis Noulezas. Avokati është shprehur se, pas kësaj ngjarjeje Aleko është dërguar në spital për trajtim mjekësor, pasi është në gjendje të rëndë psikologjike. Sipas tij, Aleko kërcënohet me jetë. 52-vjeçari tha se u sulmua egërsisht dhe ka kërkuar që të transferohet në burgun e Grevenas./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Takimi në Shkodër/ Rama: Voltana Ademi mund të ketë përgatitur një 2 prill tjetër sot

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.