Albin Kurti takon Sali Berishën për kufijtë
E Premte 7 Shtator 2018, 23:11
Dritare.net
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kurti dhe Berisha janë takaur në Tiranë në zyrën e ish-kryeministrit shqiptar, dhe temë e diskutimit mes tyre ndër të tjera ka qenë edhe çështja e kufijve të Kosovës.
Berisha dhe Kurti tanimë edhe publikisht janë kundër prekjes së kufijve të Kosovës,sipas ideve të Presidentit Hashim Thaçi.
Kujtojmë se vetëm para pak ditësh, kryeministri Rama ka pritur në zyrë ish-bashkëpunëtorin, tanimë rivalin politik të Kurtit, kryetarin e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Shpend Ahmetin dhe deputetin e kësaj partie Visar Ymerin./ I.M-Dritare.net