Albin Kurti shtrohet në spital, Haradinaj i uron shërim të shpejtë
Dritare.net
“Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt.”,-tha Vitia.
Shërim të shpejt i ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Mora vesh që Albini ishte me shqetësim shëndetësor, unë e kam telefonuar sot në mëngjes, i kam ofruar edhe si Qeveri nëse ka nevojë për ndonjë përkrahje, për ndonjë kujdes. Jam dëgjuar edhe më kolegun e tij, Liburn Aliun, shpresoj që nuk ka ndonjë kiamet, por nëse është ashtu jemi ofruar si Qeveri. E shfrytëzoj rastin edhe për opinionin edhe për gjithë popullin, t’i uroj shërim të shpejt.”, -ka thënë Haradinaj./K.C/dritare.net