Albin Kurti: Ja pse u ftohën marrëdheniet me Ramën!
Dritare.net
“Ky bashkim të cilin e kemi dëshiruar ka qenë i mundur të bëhej përnjëherë i shqiptarëve atëherë kur u shkatërrua Jugosllavia në 1991-92, po të ishte një konstalacion tjetër në mënyrë metaforike i tri personaliteteve, Sali Berisha, Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia. Nëse do të mund të bëhej bashkimi i shqiptarëve shansi historik ka qenë 1990, 91. 92. Shkatërrimi i Jugosllavisë u bë me luftë. Po të ishin Shqipëria dhe Kosova bashkë, në koordinim me mërgatën dhe Bosnjës dhe Kroacinë, ai ka qenë shansi historik i një shteti shqiptar. Sot e kemi shtetin e Kosovës. Duhet të bëjmë hapa të integrimit drejt bashkimit. Kemi përfitues të kësaj gjendje në të dyja anët e kufirit, njerëz që i duan trojet shqiptare si principata të tyre”, tha Kurti.
Për Ramën, Kurti tha se raportet nuk i kanë të mira, dhe asryeja se u ftohën ishte afrimiteti i tij me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Raportet e mia me Ramën nuk mund te them qe i kemi shume te mira por duhet ti përmirësojmë. Raportet me te i prisha për shkak te afrimitetit të tij me Thaçin ne kohen kur zhvillohej protesta me e madhe kundër presidentit te Kosovës. Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund te shkëputet dot nga idetë e Thaçit. Me presidentin e Shqipërisë i kam raportet shumë të mira por kemi kohë që nuk jemi takuar”, tha më tej ai./E.B-dritare.net