Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha mohojnë publikisht lidhjen e tyre
E Diel 3 Qershor 2018, 10:10
Dritare.net
Kjo pasi ata janë fotografuar bashkë edhe jashtë vendit.
Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Albi u pyet nga Eni Shehu mbi faktin që tanimë i shohim gjithmonë bashkë.
“Jemi thjesht rastësisht këtu me Albën, sepse jemi marrë me prova, kjo është e gjitha. Ne jemi partnerë, është asistentja ime. Më ndihmon dhe e ndihmoj”, u shpreh Albi. “Ne kemi patur shumë workshop-e bashkë. Kemi qenë në Bruksel, në Palasë, Paris, etj. Kjo është arsyeja”, tha Alba. V.D/dritare.net/