Albanologu Robert Elsie do të prehet në Alpet Shqiptare
E Hënë 16 Tetor 2017, 14:02
Dritare.net
Ditën e martë, nga ora 14:00 deri më 16:00, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare, do të bëhen homazhet dhe nderimet e fundit për albanologun. Më pas, trupi i tij do të përcillet për në Shkodër.
Robert Elsie u nda nga jeta më datë 2 tetor për shkak të një sëmundje të rrallë, në moshën 67-vjeçare. I lindur më 1950 në Vankuver të Kanadasë, Elsie ishte njohur me shqipen dhe shqiptarët së pari gjatë viteve ’70-të, kur si student në Gjermani, kishte vizituar bashkë me një grup studentësh Tiranën./L.P./Dritare.net