Alarmi. Insektet në rritje/ Evropa po rrezikon përhapjen e sëmundjeve tropikale

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se në Evropë po rrezikohet të përhapen sëmundjet tropikale, për shkak të rritjes së insekteve.

“Sëmundjet që vijnë nga insektet, si ethet e dengutit, leishmanisë dhe encefalitit janë në rritje dhe tani po kërcënojnë të përhapen në shumë zona të Evropës”, paralajmërojnë shkencëtarët.

“Shpërthimet e këtyre sëmundjeve po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe zgjerimit të udhëtimit dhe tregtisë ndërkombëtare”, u tha të shtunën në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Amsterdam.

“Ndryshimi i klimës nuk është faktori i vetëm apo kryesori që nxit rritjen e sëmundjeve të transmetuara nga insektet në të gjithë Evropën, por është një nga shumë faktorët”, tha autori kryesor, profesor Jan Semenza, i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Stokholm.

“Mësimet nga shpërthimet e fundit të virusit të Nilit Perëndimor në Amerikën e Veriut dhe virusi i chikungunya në Karaibe e Itali, theksojnë rëndësinë e vlerësimit të rreziqeve të sëmundjeve të ardhshme nga insektet”,tha eksperti Giovanni Rezza.

LEXO DHE :  Situata del nga kontrolli në emision/ Burri gjuan gruan me shishe uji gruan

Një shkaktar kryesor shihet edhe ngrohja globale, e cila u ka lejuar që mushkonjat, rriqrat dhe insektet që mbartin sëmundje të përhapen, të përshtaten me stinë të ndryshme dhe të pushtojnë territore të reja në të gjithë Evropën gjatë dekadës së fundit.

Por, kjo është vetëm maja e ajzbergut, thonë shkencëtarët,  “Europa Mesdhetare tani është një rajon tropikal me kohë të pjesshme, ku tashmë janë vendosur insekte si mushkonja e tigrit”, shtuana ta.

“Duke pasur parasysh përhapjen e vazhdueshme të mushkonjave dhe insekteve të tjera në Evropë, duhet të parashikojmë shpërthime dhe të lëvizim për të ndërhyrë. Agjencitë e shëndetit publik duhet të përmirësojnë mbikëqyrjen, për shembull përmes sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe rritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet potenciale midis punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe publikut të gjerë”-thanë shkencëtarët./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.