Alarm për bombë në makinë/ Ja çështja e nxehtë që ka trajtuar gjyqtari Kuqo!
E Martë 15 Tetor 2019, 14:02
Dritare.net
Policia e Korçës mori sot një alarm të rremë, se në makinën e gjyqtarit të këtij qarku, Markelian Kuqo, ishte vendosur një bombë. Por pas kontrollit, uniformat blu, zbuluan se nuk kishte asgjë të dyshimtë në mjetin e tij.
Gjyqtari Kuqo, nuk është një emër i panjohur për opinionin publik. Pak kohë më parë, ai u vendos në fokus të medieve për shkak se pranoi kërkesën për lirimin me kush për shtetasin Gert Gjinari, ( i njohur edhe si Gert Gjenerali). Ky i fundit është i dënuar përjetë për vrasjen e Naim Zyberit, i njohur ndryshe si i forti i Tiranës.
Kërkesa e Gjinarit për liri me kusht, nuk është pranuar nga Prokuroria. /L.F-dritare.net