Akuzat për përdhunim/ Ronaldo nuk gjen qetësi. Policia i kërkon testin e ADN

Policia e Las Vegasit në SHBA, i ka kërkuar yllin juventin që të dërgojë testin e AND-së së tij.

Kjo kërkesë është bërë në shërbim të hetimeve që po bëhen për akuzën që ai ka përdhunaur Kathryn Mayorga, dhe këto analiza do të krahasohen me gjurmët e ADN-së së gjetur në fustanin e akuzueses.

 

Kathryn Mayorga pretendon që është përdhunuar 9 vite më parë në një hotel, gjë kjo që është mohuar kategorikisht nga Ronaldo.

LEXO DHE :  Dalin pamjet/ Momenti kur Flamur Noka dhe deputetë të PD dhunojnë efektivin brenda Policisë së Tiranës

Sipas mediave që e kanë publikuar këtë skandal, ekziston një dokument i marrëveshjes së fshehtë të nënshkruar nga dy palët në vitin 2010, ku vajza kishte premtuar se do të heshtte për atë që ndodhi atë natë qershori pas pagesës prej 375 mijë dollarësh.

Ende nuk dihet nëse Ronaldo do të pranojë të dërgojë testin e AND në SHBA./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.