Akuzat mes Berishës dhe Thaçit, gazetari: Mizerje s’ju kemi parë të shani Milosheviçin

Prej disa ditësh ish-kryeministri Berisha dhe presidenti i Kosovës kanë shkëmbyer akuza të ashpra mes tyre.

Berisha deklaroi se Thaçi ishte burgosur për krim ordiner, e cilësoi atë si “argat të Serbisë”, ndërsa presidenti i Kosovës tha se ish-kryeministri ka mbi shpinë një sërë ngjarjesh kriminale duke filluar me baltosjen e UÇK-së, etj.

Për këto akuza ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi, i cili nëpërmjet një shkrimi në Facebook thotë se po shahen me ashpërsi ashtu siç nuk i kemi dëgjuar kurrë të akuzojnë Vuçiçin apo Milosheviçin.

LEXO DHE :  Basha: Sot do të ishim duke negociuar me BE-në  sikur të mos ishim qendër e drogës

Postimi i Kelmendit:

Një fakt është për brengosje: Me vrullin, ashpërsinë dhe lehtësinë me të cilën po shahen, po akuzohen dhe po etiketohen ndërmjet vete liderët politikë nga Kosova dhe Shqipëria, rrallë e hiç e kemi parë t’i shajnë, akuzojnë dhe etiketojnë as Vuçiçin, Daçiçin e Milosheviçin.

Si duket, me “tanët” po preken interesat e ngushta personale dhe po iu djegë më tepër, kurse nga Serbia është prekur (vetëm) populli të cilit këta udhëheqës po thonë se po i shërbejnë.

Mizerie!/ e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.