Aktorja e njohur turke Basak Parlak ka nisur pushimet e saj së bashku me të dashurin duke i vizituar të gjitha vendet e Europës por jo vetëm. Dritare.net informon se ajo kishte një lidhje me aktorin e njohur për rolin e tij si Sinan nga seriali “Zonja Fazilet dhe të Bijat”, Alp Navruz por kjo ishte një lidhje që zgjati vetëm dy ditë. Ajo tani është në një lidhje tjetër dhe duket se është e lumtur. Në një postim që ajo ka bërë në llogarinë e saj të Instagramit ku ka postuar një foto së bashku me të dashurin e saj dhe e ka shoqëruar me fjalët:” Gëzuar ditëlindjen i dashur”. Me këtë postim aktorja e njohur e ka pohuar lidhjen e saj dhe duket më e lumtur për këtë lidhje sesa për lidhjet e mëparshme./M.S-Dritare.net