Aktorja shqiptare Hana Noka, shkëlqen në festivalin e filmit në Kroaci

Është hapur në Kroaci, festivali “Pula Film Fest” në edicioni ne tij të 66-të.

Në këtë festival kanë marrë pjesë shumë emra të njohur, ndërsa atë e ka hapur Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic.

Në këtë festival ka marrë pjesë, edhe aktorja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare, Hana Noka.

Në natën e pare të festivalit s’është dhënë premierë filmi ‘General’ o regjisorit Antun Vrodljak, film ky që bën fjalë për jetën e heroit kroat të luftës, Gjeneral Ante Gotovina.

LEXO DHE :  Basha: Kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Pikërisht në këtë film, ku luajnë aktorët më të njohur kroatë, merr pjesë edhe aktorja shqiptare, Hana Noka.

Hana Noka ka tërhequr vëmendjen e mediave kroate teksa ka kaluar në tapetin e kuq./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.