Aktorja e Hollywood tregon origjinën shqiptare, rrëfen historinë e dhimbshme të nënës së saj

Aktorja e Hollywood-it, Rita Wilson, ka rrëfyer se është me origjinë çame nga e ëma.

Rita në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Nënës”, ka publikuar në Instagram një foto krah mamasë së saj ka treguar histori prekëse, histori e përjetuar nga çamët e përndjekur nga grekët.

“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeç dhe për 15 vite jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjërat u bënë serioze gjatë luftës nëna e saj vendosi të arratiseshin nga fshati duke ngjitur malet që ndajnë dy shtetet. E detyruar nga rrethanat, nëna ime e bëri këtë udhëtim, mes errësirës së natës, e rrezikuar të qëllohej e të linte çdo gjë pas. Çfarë kurajo që kishte. Nëna ime ishte e qeshur, e sjellshme, na bënte të qeshnim, nuk mësoi kurrë të notojë ose t’i japë biçikletës, gatuante të gjitha vaktet për ne, na qepte rrobat, na donte. Ajo mund të qëndiste çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, me reçel apo një vezë e skuqur shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë. Gëzuar ditën e nënës”, shkruan Rita në Instagram.

LEXO DHE :  Fatos Kongoli dhe gënjeshtra e pashmangshme

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.