Aktorja e njohur për rolin e saj si Ajshe, Sukran Ovali po kalon momentet më të bukura të jetës. Dritare.net informon se aktorja e njohur është martuar me futbollistin e skuadrës së Beshiktashit Caner Erkin. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzanisë dhe bashkëshorti i ka bërë një surprizë për ta bërë të lumtur atë. Ai i ka mbledhur miqtë më të mirë të saj dhe i ka mundësuar një tur në Bosfor me një anije që ai e ka marrë me qira vetëm për të. Duke shijuar kohën e mirë çifti i njohur turk është parë në momente romantike dhe këto momente romantike i kanë shpërndarë edhe në Instagram./M.S-Dritare.net