Aktorja e ‘Fast&Furious 2’ në ‘Prestige Resort’: I mrekullueshëm

Prestige Resort’ mbetet gjithnjë një atraksion për turistët vendas e të huaj në çdo sezon të vitit. Pak ditë më parë, resorti ka mirëpritur një mysafire të veçante.

Aktorja Amerikane Sincerely Ward, e cila ka luajtur së fundi në filmin ‘Fast and Furious 2’ thotë se ka mbetur e mrekulluar nga vizita në ‘Prestige Resort’, një vizitë në fakt surprizë e kaluar pa rënë në sy në Shqipëri.

Aktorja amerikane ka postuar në instagramin e saj foto nga ambientet e ‘Prestige Resort’, ndërsa shkruan se mezi pret të rikthehet atje në verë.

“Kjo është Shqipëria. Prestige Resort në bregdet është një vend shumë i bukur. Ushqim i shijshëm, staf i mrekullueshëm dhe peizazh i shkëlqyer. Mezi pres të shkoj atje në sezonin e verës.” – shkruan aktorja amerikane, bashkëngjitur fotove në Prestige Resort.

LEXO DHE :  Foto/ Arrestohet djali i bosit të drogës në Meksikë, banda e El Capo i vë flakën qytetit

Fotot e publikuara nga Sincerely Ward në instagram kanë zgjuar kuriozitetin e shumë prej ndjekësve të saj, të cilët shkruajnë se do të shtojnë Shqipërinë në listën e destinacioneve të verës.

Krahas ‘Fast & Furious 2’, Sincerely Ward ka luajtur edhe filma të tjerë të njohur amerikanë, si Bad Boys II, Spider-Man 3, Match Made in Heaven, ndërsa aktualisht moderon reality show Wags of Atlanta./panorama.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.