Aktori e konfirmon: Unë ia shkatërrova Pamela Andersonit, martesën me këngëtarin
Dritare.net
Komediani dhe aktori britanik i ka konfirmuar thashethemet e gjata se ishte roli në filmin Baywatch të vitit 2006, që i vuri vulën e shkatërrimit martesës së saj me muzikantin.
Sacha Baron Cohen, i tha Matt Wilstein-it Daily Beast, se ndarja erdhi pasi Kid Rock ndoqi një shfaqje të filmit të tij në të cilin 'Borat' (pra Sacha) shkon te Pamela për t'i marrë një autograf në libër dhe përpiqet ta fusë atë në një "thes tradicional martese" dhe ta çojë në Kazakistan.
Pasi e pa Boratin në një shfaqje private, Kid Rock mesa duket u zemërua me aktoren bionde dhe dyshohet se e quajti k*rvë dhe l*vire. Sacha thotë se i shkroi më pas Pamelës për ta pyetur se çfarë i tha i shoqi, informon dritare.net
Ajo ia ktheu mesazhin duke thënë se, "Ai po divorcohet", shpjegoi fituesi i Globit të Artë.
"Unë e pyeta pse dhe ajo më tha 'filmi'. Mendova se ishte shaka, por disa javë më vonë ata u divorcuan, dhe shkaku i ishte Barot, roli im në film."/K.C/dritare.net