Aktori Chuck Norris, dy infarkte brenda 45 minutave
E Diel 27 Gusht 2017, 12:12
Dritare.net
Ai ka pësuar një sulm kardiak në datat 16 dhe 17 korrik, teksa 77-vjeçari div i “Walker Texas Ranger” ishte në Las Vegas në kampionatin botëror të ‘United Fighting arts’.
I pari infakt duket se i ka ndodhur teksa bënte dush rreth orës 5;30 të mëngjesit në dhomën e tij në “Tonopah Station Hotel”, në Nevada.
Ai është transportuar në spital ku një tjetër infarkt e ka goditur. Aktori duket se është tërhequr nga të gjitha aktivitetet e tij dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por për momentin është mirë.